Loading…

Shqiptari nga Kosova shpërblehet nga Komanda e Marinës Jordaneze

  • 06/12/2022 | 21:23

Shqiptari nga Kosova shpërblehet nga Komanda e Marinës Jordaneze

Shumë shpesh dëgjojmë raste ku shqiptarët anekënd botës tregohen të suksesshëm dhe arrijnë të dallohen në vendet ku veprojnë. Një rast i njëjtë ka ndodhur në Azinë Perëndimore, në shtetin jordanez, ku një shqiptar nga Kosova është shpërblyer nga Komanda e Marinës Jordaneze, për angazhimin e tij në ngritjen e kapaciteteve të tyre.


Komanda e Marinës Jordaneze, shpërbleu Arianit Shehun, për përkrahje në ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë Jordaneze në luftimin e terrorizmit në Lindje të Mesme.

Këtë shpërblim, Arianit Shehu, ia dedikoi me vlerësimin më të lartë për përkushtimin dhe punën e palodhshme të Armatës Jordaneze e në veçanti Marinës.

Kontributi në rritjen e sigurisë, në sfidat që po ballafaqohen shtetet veç e veç dhe përgjithësisht bota, është një shansë më shumë, për të projektuar të ardhmen në paqe dhe prosperitet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë