Saimir Strati edhe njëherë në librin “Guinness”, me portertin e Nënës Terezë, për të cilin përdorur mbi 1.5 milionë kapëse të letrës nga teli
Portret i Nënë Terezës, i punuar me kapëse letre nga artisti i njohur shqiptar Saimir Strati ka thyer edhe njëherë rekordin botëror të Guinness’it për nga madhësia e tij, duke u bërë kështu i dhjeti rekord Guinness që merr.
Ai e ka përdorur figurën e Nënës Terezë, tashmë të shpallur shenjtore nga Vatikani, për të derguar një mesazh për trajtim më të mirë të refugjatëve që ja kanë mësyer Europës.
Saimir Strati është i lindur në Vlorë. Ky është punimi i tij i dytë në Prishtinë që i then rekordet e Guinness. /gazetametro.net