Loading…

Shqiptari i arrestuar në Austri ndërtoi bombat nga interneti

  • 24/01/2017 | 21:43

Shqiptari i arrestuar në Austri ndërtoi bombat nga interneti

Shqiptari 17 vjeçar i njohur me inicialet Lorenz K., është prej ditësh i arrestuar nga Policia e Austrisë nën dyshimet se po bëhej gati të kryente një sulm terrorist në Vienë.

Nga marrja në pyetje e adoleshentit shqiptar është zbuluar se ai po përgatiste një “bombë provë” të cilën do ta bombardonte në Gjermani.

Ky fakt është bërë i ditur nga Ministri i Brendshëm austriak Wolfgang Sobotka për Reuters, i cili thekson se kjo dëshmi e shqiptarit hedh dyshime të forta se po përgatitej një sulm i koordinuar terrorist si në Gjermani ashtu edhe në Austri. Madje jo vetëm kaq, por shqiptari mësohet se bombën e ka ndërtuar bazuar vetëm nga hulumtimet që ka kryer në internet.

Sipas Ministrit të Brendshëm austriak, terroristët, përfshirë edhe 17 vjeçarin shqiptar, kishin vënë si objektiv të sulmit të tyre, sistemin e metrove në Vjenë por edhe në Gjermani.

“I arrestuari ka pranuar se ka ndërtuar një bombë provë që do të përdorej në Gjermani. Këtë ai e ka bërë duke përdorur vetëm materialet dhe udhëzimet në internet. Kjo është e gjitha që mund të ju them për momentin.” tha Sobotka.

Ndër të tjera shqiptari ka zbuluar para hetuesve se ka vizituar dy javë Gjermaninë, për të studiuar vendin e vendosjes së bombës. Sipas autoriteteve, objektivi ka qenë qyteti Dusseldorf në Gjermani.

Adoleshenti shqiptar ka rikthyer edhe një herë panikun e sulmeve terroriste në vendet e BE-së, ndërsa është zbuluar se ai ishte një person “me peshë” në radhët e ISIS. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë