Loading…

Shqiptari dënohet për një rrënjë kanabis, thotë se bima mbiu vet (Video)

  • 16/04/2017 | 09:16

Shqiptari dënohet për një rrënjë kanabis, thotë se bima mbiu vet (Video)

Muajt e fundit, shqiptari Qeship Kaja ka udhëtuar drejt qytetit për dy arsye. Jo vetëm për të shitur prodhimet bujqësore dhe blegtorale, por edhe për t’u paraqitur para organeve të drejtësisë.


Pasi i ofruan një avokat kryesisht për shkak të gjendjes së tij ekonomike, Gjykata e Kavajës e dënoi 57-vjeçarin nga Kryevidhi për akuzën e kultivimit të drogës.

Ai u gjet fajtor pas një aksioni policor që zbuloi në bahçen e tij një rrënjë kanabis sativa. Bima narkotike i kushtoi atij 5 ditë burg e më pas dënim me shërbim prove për 7 muaj.

Megjithëse këmbënguli për pafajësinë, sepse sipas tij nuk kishte mbjellë kurrë drogë, Kaja nuk e apeloi vendimin.

“Trafikant nuk jam, as kultivues droge. Nuk e pranoj akuzën sepse ajo bimë mbiu vetë. Nuk e apelova çështjen sepse nuk kisha gjendje ekonomike, me çfarë ta apeloja”, shprehet Kaja.

Kaja e di mirë kuptimin e shprehjes “të jetosh me djersë”, sepse pikërisht këtë gjë ka bërë gjithë jetës. “Jam njeri punëtor, tani po pastroj mbeturinat e Spillesë”, thotë ai.

Por gruaja e tij vuan dyfish edhe fjalët e fshatit.

“U turpëruam për këtë drejtësi. Të kishim bërë me të vërtetë hashash, të kishim bërë miliona nuk kisha këtë shtëpi me këto tjegulla”, thotë File Kaja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë