Loading…

Shqiptari dënohet me 4 vjet burg, kishte vrarë një rumun (Foto)

  • 20/01/2017 | 09:20

Shqiptari dënohet me 4 vjet burg, kishte vrarë një rumun (Foto)

Vdekja e një punonjësi në një kompani që lante makina u dënua dje si një shembull i lartë i skllavërisë në shtetin e Britanisë.


Sandu Laurentiu, 40 vjeç, me shtetësi rumune u vra gushtin e kaluar duke bërë dush në një vend ku policia tha se ishte “i shkatërruar, i infektuar nga minjtë”.
methode%2ftimes%2fprod%2fweb%2fbin%2f1250fdee-dd95-11e6-a7b1-3a60b507a068

Shaip Nimani, 52 vjeç, pronari i kompanisë për larjen e makinave “Bubbles” u deklarua fajtor për vrasjen nga pakujdesia dhe u burgos këtë javë, me burgim 4 vjet.

Biznesmeni Kosovar, i cili erdhi në Britani si refugjat në vitin 1992, punësoi gjashtë meshkuj rumunë në biznesin e tij për larje të makinave duke i paguar ata 40 funta në ditë.

Kevin Hyland, komisioneri i pavarur për anti-skllavëri tha se rasti ishte “një nga shembujt më të këqij të skllavërisë modern. Hyland i cili u emërua nga Teresa May për të udhëhequr luftën kundër skllavërisë moderne tha për The Times “Ky rast tregon se sa e përhapur është skllavëria në qytete dhe qytezat tona”.

“Sandu ishte një bashkëpunëtorë i pakualifikuar në fushën e tregtisë, ai u largua nga Rumania për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar në kërkim të një jete më të mirë”.

Vëllau i të ndjerit tha: “ Vëllai im u shfrytëzua nga Shaip Nimani gjatë kohës së tij në Britaninë e Madhe.” Më duket se ligjet e punësimit dhe rregulloret në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë aq të forta si dhe duhet të punohet më shumë për mirëqenien dhe mbrojtjen e punëtorëve, për të ndaluar incidente si kjo të mos ndodhin më.”

Nimani u urdhëruar të paguajë familjen e të ndjerit me 20,000 funte në kompensim./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë