Loading…

Shqiptarët, rekord për numrin e të dëbuarve nga Gjermania

  • 19/11/2016 | 15:05

Shqiptarët, rekord për numrin e të dëbuarve nga Gjermania

Më së shumti të dëbuar gjatë vitit 2016 ka pasur shtetas shqiptarë, gjegjësisht 5343 veta. Menjëherë pas tyre vijnë shtetasit e Kosovës, nga të cilët në atdhe janë përcjellë 4338 veta.

Që në fund të shtatorit, numri i të huajve të dëbuar nga Gjermania ka tejkaluar numrin e të dëbuarve  të arritur gjatë gjithë vitit 2015. Këtë konstatim e përmban përgjigja që Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) e ka dhënë për mediat të premten.

Bëhet fjalë pra për 21789 të huaj të dëbuar deri në fund të shtatorit, kur kishin mbetur edhe tre muaj deri në fund të vitit, shkruan dpa.de. Kjo shifër është për 1000 persona më e lartë se ajo e realizuar gjatë gjithë vitit 2015.

Numrin më të madh të të dëbuarve e përbëjnë shtetasit e vendeve ballkanike, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në mesin e tyre më së shumti të dëbuar gjatë periudhës së deritashme të këtij viti ka pasur shtetas shqiptarë, gjegjësisht 5343 veta. Menjëherë pas tyre vijnë shtetasit e Kosovës, nga të cilët në atdhe janë përcjellë 4338 veta.

Numri i madh i ballkanasve të dëbuar shpjegohet me dy shkaqe: Me numrin e madh të atyre që kanë kërkuar azil në Gjermani pa pasur pothuajse fare gjasa për ta fituar atë dhe me lehtësinë e sigurimit të dokumentacionit për kthim të tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë