Loading…

Shqiptarët nuk i bashkon feja, është diçka tjetër: Lexoni 6 thënie të pavdekshme të Rugovës

  • 23/04/2019 | 19:38

Shqiptarët nuk i bashkon feja, është diçka tjetër: Lexoni 6 thënie të pavdekshme të Rugovës

Ibrahim Rugova ishte shkrimtar, filozof e intelektual. Është një nga themeluesit e Republikës së Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pa të cilin historia moderne e Kosovës nuk do të mund të shkruhet, pa e përmendur, shkruan Gazeta Metro.


Nëse shumë kush në Kosovë sot e idhujzon Presidentin Rugova, le ta dijë se edhe ai i kishte idhujt e vet të letërsisë dhe poezisë. Ata ishin Frederiko Garcia Lorca dhe Sergej Aleksandrovic Jesenjin, të cilëve edhe ua dinte pothuajse të gjitha poezitë përmendësh, dhe nuk pritonte t’i recitonte para miqve të vet. Sidomos atyre të gjinisë femërore.

Më poshtë ju sjellim 6 thënie të pavdekshme të tij:

1. Arti është si jeta, secili e gjen kuptimin e tij për vete.

2. Kosova është një vend i vogël, por ajo gjithashtu ka shumë pasuri që janë dhënë për ne nga Perëndia.

3. Nuk mund të merrem me letërsi, kur shoh se nëpër rrugë që vdesin njerëzit e mi.

4. Kuçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mund të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve.

5. Shqiptarët nuk i bashkon feja. Qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në kohën e Rilindjes kombëtare, gjuha, kultura dhe tradita ishin elemente lidhëse kombëtare, kurse feja nuk ishte forca absolute e bashkimit.”

6. Vizioni im është që vendi të integrohet në BE, për të transferuar një pjesë të pavarësisë sonë atje. Është gjithashtu detyra jonë për ta bërë këtë, nëse dëshirojmë të krijojmë një tregti dhe një ekonomi të shëndoshë. Ky është vizioni për të cilin po punoj dhe do të vazhdoj të punoj në të ardhmen./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë