Loading…

Shqiptarët në kërkim të Supernovës

  • 13/12/2016 | 23:44

Shqiptarët në kërkim të Supernovës

Ata janë një grup i apasionuar pas yjeve dhe galaktikës. Prej një viti Kosova ka klubin e astronomisë që njihet si “Astronomy Outreach of Kosovo”, ku mblidhen rreth 100 anëtarë për të studiuar dhe vëzhguar yjet.

Sot katër prej tyre janë vendosur në ndërtesën më të lartë të Tiranës për të parë qiellin me tre teleskope elektronikë, të dhuruar nga NASA. Pranvera, Visari, Njomëza dhe profesori i tyre Milaimi po montojnë teleskopet “Neëtonian 8”, Refraktor dhe Alfa DS.

Edhe pse sot qielli nuk ishte shumë i pastër për shkak të reve, ata kanë ndërmend që të shohin disa planete të “Rrugës së Qumështit”. Që nga krijimi, klubi ka lëvizur në Kosovë, Shkup, Tirane dhe së fundmi në Australi për shkak të binjakëzimit me klubin e astronomisë në kontinentin e largët.

Këto nuk janë aktivitetet e vetme për të rinjtë, klubi ka organizuar rreth 70 vëzhgime të lira profesionale duke përdorur pajisjet optike: Teleskope dhe mjete të tjera përkatëse për vrojtim që njerëzit të njihen me trupat qiellor.

Të rinjtë zotërojnë tetë teleskope me aparatura dhe montime profesionale, kamera planetare, syze solare Meteore, atlase qiellore, revista dhe shumë e shumë pajisje të tjera shtesë të cilat janë donacione nga Astronomedhe, institucione shkencore ndërkombëtare.

Për të këmbyer eksperienca me klube të tjera në botë, anëtarët janë ftuar të vizitojnë “Shkëmbin Hënor”  që NASA e solli në Milano të Italisë, si dhe në muzeun e aviacionit “Volandia”, pa përmendur vizitën në Departamentin e Shkencave në Zyrih.

Padyshim që synimi i tyre është që të nxisin sa më shumë të rinj që të merren me studimin dhe vëzhgimin e yjeve, si shkenca më e vjetër e studiuar në tokë.

1481663334_2

1481663339_14516534_1606717166289458_4518357669901890989_n

1481663344_3

1481663357_11951220_1668683260011960_6179128755664722105_n

1481663362_13086787_1743026189244333_393764375267230183_o

1481663369_13063243_1740144576199161_7351422405032858785_o

1481663375_12362713_1696013660612253_6724311756471089746_o

1481663382_12375061_1696015193945433_6871435751933815208_o

1481663389_13096256_1552814698346372_5651781613821480970_n

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë