Në tabelë shkruan ‘Shtëpia nuk është në shitje’, e përskaj saj shihet pjesa e emblemës së shtetit serb, shkruan Gazeta Metro.
Shtëpia që po shihni në fotografinë më poshtë, gjendet në qendër të Graçanicës.
Pronari i saj, siç duket është lodhur nga shqiptarët që e pyesin se a është në shitje.
Ai ka dalë me një ide për të treguar se nuk ka interes ta shes.
Fotoja është bërë shpejt virale dhe pjesë e shakave ditore të serbëve të Graçanicës me rrethinë, të cilët gjatë 20 viteve të fundit u kanë shitur mjaftë prona shqiptarëve./gazetametro.net