Loading…

Shqiptarët në Amerikë protestojnë kundër arrestimit të Haradinajt (Foto)

  • 08/01/2017 | 08:27

Shqiptarët në Amerikë protestojnë kundër arrestimit të Haradinajt (Foto)

New Yorku dhe Washingtoni do të presin një protestë paqësore që thërret në lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të vendit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.


Komuniteti i Shqiptarëve në Amerikë ka bërë thirrje për t’iu bashkuar protestës kundër arrestimit të tij.

“Ftojmë të gjithë të bashkohen në një protestë paqësore kundër arrestimit të z.Ramush Haradinaj, këtë të hënë më 9 janar 2017 nga ora 11:00-13:00. Bashkohuni në protestën tonë paqësore për lirimin e Haradinajt”, thuhet në këtë njoftim, transmeton gazetametro.net

Ata kanë bërë me dije se në këtë protestë janë të mirëseardhur flamujt e Kosovës, Shqipërisë dhe SHBA-ve. /gazetametro.net

ramushi-amerikee

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë