Loading…

Shqiptarët kapen me 500 kg marijaunë, ishin nisur me gomone për Itali

  • 30/07/2018 | 22:11

Shqiptarët kapen me 500 kg marijaunë, ishin nisur me gomone për Itali

Një gomone me rreth 500 kg marijuanë e trafikuar nga Shqipëria u kap nga policia italiane në rajonin e Leces. Të arrestuar janë katër persona; 3 shtetas italianë dhe shqiptari Arsen Xhaferri 32 vjeç.


Mjeti lundrues me marijuanën në bord është kapur ndërsa po transportohej me një makinë pick up Mitsubishi në territorin e komunës së Frigoles.

Gomonia e cila transportohej me pick up shoqërohej nga një makinë tip “Fiat multipla” në të cilën udhëtonin shqiptari Arsen Xhaferri me precedent penal per klandestinë dhe dy italianët Cristian e Michele Cito të njohur nga policia italiane.

Për ti shpëtuar kontrollit të forcave të rendit të arrestuarit kishin ngarkuar në bordin e gomones instrumente peshkimi duke transportuar mjetin lundrues e lëndën narkotike në mes të ditës dhe duke u përfshirë me masën e gjerë të pushuesve që këtë weekend populluan plazhet e Puglias.

Pas kontrollit në gomonen e gjatë rreth 7 metra u gjetën 502 kg marijuanë. Në pranga u vu dhe drejtuesi i pick up Mitsubishi Vicenzo Pulli 40 vjeç.

Në automjetin që ai drejtonte u gjet një pistoletë ruse Tokarev. Gomonia me drogë kishte mbërritur në Puglia nga Shqipëria vetëm pak orë më parë. 32 vjeçari shqiptar, Arsen Xhaferri, i kishte ende rrobat e lagura në trup. Marijuana ishte e konfeksionuar hermetikisht në thasë me simbole të ndryshme. Sipas Financës italiane llogaritet që droga e sekuestruar të kapte vlerën e 600 mijë euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
marke[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë