Loading…

Shqiptarët ‘i dhurojnë’ Serbisë rreth një miliardë euro para të gatshme

  • 09/11/2016 | 13:41

Shqiptarët ‘i dhurojnë’ Serbisë rreth një miliardë euro para të gatshme

Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka vazhduar me aktivitete në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2016” me moton “Unë konsumoj produkte vendore,po ju?!” me komunitetin e biznesit dhe atë akademik të Prizrenit.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se po vazhdojnë me aktivitetet e tyre që kanë për qëllim konsumimin e prodhimeve vendore në kuadër të projektit tradicional të “Javëve të Biznesit Kosovar 2016 dhe krahas saj edhe në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Qytetarët duhet që të konsumojnë prodhime vendore, ku pos rritjes së prodhimtarisë, ndikon edhe në zhvillimin e vendit në të gjitha fushat. Gjendja ekonomike në Kosovë sivjet nuk është e mirë dhe duhet që kjo situatë të përmirësohet. Edhe sektori privat është në gjendje jo të kënaqshme”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së përsëriti kërkesën e komunitetit të bizneseve ndaj institucioneve për politika më të mira biznesore nga të cilat përfitues janë të gjithë.

“Kosova dhe Shqipëria si një etnitet kombëtar rreth një miliard euro i eksportojnë para të gatshme për import të produkteve nga Serbia, e këto mund të zëvendësohen me produkte brenda territoreve shqiptare, por kjo tregon se ne nuk jemi nacionalist ekonomik dhe kjo është një mungesë e madhe e jona. Shqiptarët e duan njëri tjetrin përmes gjuhës, kulturës dhe traditës, por kjo traditash duhet të shndërrohet në traditë konsumuese për prodhimet vendëse”, tha Shahini.

Sipas tij Ligji për Investime Strategjike në brendësi të saj nuk ka lehtësira për investime dhe këto duhet të krijohen me akte tjera nën ligjore për investitorët që i mungojnë Kosovës.

“Duhet avancuar strategjia për zhvillimin e Kosovës dhe me krijimin e politikave më konkurruese do të kemi edhe rritje ekonomike, zhvillim dhe mirëqenie më të mirë qytetare”, tha Shahini.

Liman Asllani, koordinator i AKB-së për regjionin e Prizrenit, tregoi se projekti tradicional ka nisur në vitin 2003 dhe po vazhdon aktivitetin e saj tash për të katërmbëdhjetën herë. Ai shtoi se kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e bizneseve të regjionit të Prizrenit dhe krahas saj kanë mundësuar që qindra studentët të ndjekin praktikën e punësohen në bizneset prodhuese. Ai kërkon nga qytetarët e këtij rajoni që të konsumojnë prodhime vendore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë