Loading…

Shqiptarët e Maqedonisë të bashkuar për gjuhën shqipe

  • 18/02/2017 | 19:42

Shqiptarët e Maqedonisë të bashkuar për gjuhën shqipe

Aleanca për shqiptarët dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë zhvilluar takimin e radhës në kuadër të tryezës së përbashkët në mes partive shqiptare, në të cilën u diskutua në lidhje me deklaratën e përbashkët dhe përmbushjen e saj si dhe përfshirjen në Qeverinë e re.


Në takim morën pjesë, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, liderët e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, Vesel Memedi  dhe Gëzim Ostreni, raporton TetovaSot.

“Nga ky takim dolëm me dy konkluza. E para, obligohen partitë nënshkruese të Deklaratës së përbashkët që brenda tre ditëve të emërojnë nga dy anëtarë komisioni që do të merren me krijimin e rregullores së tryezës së partive politike parlamantare shqiptare”, ka thënë Ziadin Sela.

“E dyta, harmonizuam qëndrimet rreth propozim ligjit, tryeza ka përgatitur një ligj dhe nuk presim që ligjin të na sjellin partitë tjera politike. Ne kemi harmonizuar qëndrimet në lidhje me propozim ligjin i cili avancon në mënyrë të kënaqshme ligjin për gjuhën shqipe”, theksoiai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë