Loading…

Shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë ndryshim në kushtetutë: “Mos më quaj 20%, unë jam shqiptar”

  • 04/11/2018 | 13:52

Shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë ndryshim në kushtetutë: “Mos më quaj 20%, unë jam shqiptar”

Shqiptarët e Maqedonisë kanë nisur një fushatë online, ku bëjnë thirrje që me kushtetutë të njihen si ‘komuniteti shqiptar’, e jo vetëm si “bashkësia etnike mbi 20%”


Në qendër të fushatës “Mos më quaj 20%, unë jam shqiptar”, janë kërkesat për partitë politike që të japin kontributin e tyre dhe që përmes amendamenteve të propozojnë në Parlament ndryshimin në kushtetutë të emërtimit “bashkësia etnike mbi 20%”, shkruajnë mediat në gjuhën shqipe.

Shqiptarët në këtë shtet, e konsiderojnë fyes emërtimin e tyre vetëm me përqindje.

Fushata në Facebook, gjithashtu, synon edhe zëvendësimin në pjesët ku thuhet “gjuha e bashkësisë etnike mbi 20%”. Në vend të saj kërkojnë që të shkruhet “gjuha shqipe”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë