Loading…

Shqiptarët e Luginës kërkojnë që të mos anashkalohen nga dialogu Kosovë-Serbi

  • 01/02/2022 | 21:01

Shqiptarët e Luginës kërkojnë që të mos anashkalohen nga dialogu Kosovë-Serbi

Ardhja e përfaqësuesve nga Uashingtoni dhe Brukseli në rajon për të nxitur dialogun ka ngjallur reagime në Luginën e Preshevës. Edhe pse liderët atje nuk i kanë takuar e Escobar e Lajcak thonë se pa zgjidhjen edhe të situatës në Luginën e Preshevës në këtë proces, nuk do të ketë paqe të qëndrueshme në rajon.


Vizitat e emisarëve specialë amerikan dhe europian në rajon si dhe interesimi i tyre për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme vlerësohet pozitivisht ndër shqiptarët e Luginës së Preshevës, edhe pse ata nuk kanë bërë ndonjë përpjekje për të takuar emisarët.

Megjithatë, ata mendojnë se pa përfshirjen e Luginës së Preshevës në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të arrihet një paqe e qëndrueshme në rajon.

Tri komunat e banuara me shqiptarë në Serbi, Presheva, Bujanoci e Metvegja, ka kohë që nga niveli qendror në Beograd për ditë e më shumë po zhvishen nga kompetencat institucionale të nivelit qendror të cilat po barten në Vrajë, Leskoc e Nish. Ndërsa shkalla e papunësisë tashmë kalon nivelin 70 për qind, diskriminimi shtetëror është evident në të gjitha sferat e jetës.

VIDEO

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë