Dy shqiptarë u arrestuan nga karabinierët në Torino, pasi e kishin shndërruar fermën e një banori lokal në një plantacion kanabisi, transmeton Gazeta Metro.
Policia vuri në pranga shqiptarët e moshave 27 dhe 36 vjeç, të cilët akuzohen edhe për vjedhje të energjisë elektrike, pasi kishin instaluar një linjë të veçantë, ku punonin kryesisht gjatë natës.
Ndërkaq, u bllokuan 6 kg hashash dhe mjetet që shqiptarët përdornin për kultivimin e drogës./gazetametro.net