Loading…

Shqiprim Arifi fut masat e dhunshme, fillon largimi masovik nga puna në Preshevë

  • 25/02/2019 | 12:29

Shqiprim Arifi fut masat e dhunshme, fillon largimi masovik nga puna në Preshevë

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka filluar me masa të dhunshme ndaj atyre që nuk i takojnë subjektit të tij të partisë, transmeton Gazeta Metro.

Arifi tani po bënë largime masovike nga vendet e punës për të gjithë ata që nuk janë në partinë e njëjtë me të, thonë mediat në Preshevë.

Ai ka urdhëruar që ta largojë nga puna punëtorin e shtëpisë së Kulturës, Muhamedali Veseli edhe pse ky i fundit është punësuar me vendim në institucionin në fjalë.

Sipas Arifit ky punëtor duhet të largohet pasi drejtori paraprak kishte punësuar atë në pozitë në formë të jashtëligjshme.

Më poshtë keni një dokument të publikuar nga RTV Aldi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë