Loading…

‘Shqiponja’ në Ushtrinë greke, dënim maksimal 7 ushtarëve shqiptarë

  • 23/01/2017 | 23:00

‘Shqiponja’ në Ushtrinë greke, dënim maksimal 7 ushtarëve shqiptarë

Ministri grek i Mbrojtjes kërkon dënimin maksimal për 7 ushtarët grekë me origjinë shqiptare që janë fotografuar brenda një reparti ushtarak në Mesologji të Greqisë, teksa bëjnë me pëllëmbët e tyre simbolin e shqiponjës dy krenare.


Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë, Panos Kamenos ka kërkuar që ushtarët të dënohen si askush më parë, për të shmangur përsëritjen e gjesteve të tilla në mënyrë të organizuar.

Burime nga Ministria greke e Mbrojtjes,thanë se 7 ushtarët që bënë me duar simbolin e Shqipërisë e që më pas e postuan atë në rrjetet sociale, janë ndaluar dhe shoqëruar në ambientet e repartit ku dhe u pyeten lidhur me veprimin e tyre, raporton TCH.

Ndërkaq, atyre u janë konfiskuar edhe celularët dhe me një urdhër urgjent të kësaj ministrie, do të dërgohen në regjimentin e Janinës, ku dhe do të mbahen nën mbikëqyrje gjatë ditëve të ardhshme.

Çështja duket se ka marrë përmasa edhe më të mëdha për shkak të reagimeve mediatike, por edhe të politikës greke, çka ka detyruar Prokurorinë ushtarake të hapë një hetim lidhur me ngjarjen.

Mësohet se 7 ushtarët do të merren në pyetje nga Prokuroria e Janinës në cilësinë e të pandehurve.

Ata rrezikojnë të dënohen deri në 5 vjet burg, nën akuza të propagandës antikombëtare dhe aktivitetit antikombëtar. Ende nuk dihen nëse ata ndodhen të arrestuar,apo nën monitorimin e eprorëve të tyre në ambientet e repartit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë