Loading…

Shqipja “e huaj” e shqiptarëve

  • 23/09/2017 | 15:20

Shqipja “e huaj” e shqiptarëve

Mësimdhënës, studentë e qytetarë të ndryshëm po vazhdojnë debatin poshtë “ALARMIT’ në profilin virtual e profesorit universitar, Rrahman Paçarizi.


Letra publike adresuar ministrit të ri të Arsimit, Shyqiri Bytyçi, ka nxitur 68 komente e 714 “Like”, për dy ditë me radhë.

Paçarizi ia ka radhitur ministrit ekonomist me statistika arsyet pse institucionet politike duhet të alarmohen për gjendjen në arsim. Prej 141 kandidatëve për t’u pranuar në Degën e Gjuhës Shqipe, vetëm 3 kanë ditur se si bën pjesorja e foljeve: guxoj, marr, jap, di, bie, shkruan sot Koha Ditore.

“Ju jeni ekonomist dhe statistikat i nxirrni më lehtë sesa unë. Për publikun më duhet të shpjegoj se vetëm 2 për qind e kandidatëve u janë përgjigjur saktë kësaj pyetjeje dhe 6 kandidatë apo 4 për qind kanë arritur t’u përgjigjen pjesërisht”, ka shkruar Paçarizi.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë