Shqipëria është mposhtur nga Izraeli, me rezultat 1-2, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Pjesa e parë është mbyllur pa gola, pavarësisht disa tentimeve të lehta të Shqipërisë me Armando Brojën.
Në pjesën e dytë, Izraeli kaloi në epërsi me Shon Weisman, në minutën e 46′, derisa Shqipëria e barazoi rezultatin në minutën e 88′, me Myrto Uzunin.
Derisa loja po shkonte drejt fundit, një gabim në mbrojtje, i kushtoi me humbje Shqipërisë, pasi Thai Baribo u tregua më i shkathët, duke arritur t’ia dhurojë fitoren Izraelit.
Izraeli pas fitores renditet në vendin e parë me 8 pikë, pas katër ndeshjeve, derisa Shqipëria në fund të tabelës më një pikë.