Loading…

Shqipëria shënon rekord me fitime nga turistët

  • 02/04/2017 | 16:56

Shqipëria shënon rekord me fitime nga turistët

Shqipëria vitin e kaluar ka përfituar nga turizmi mbi një miliard e gjysmë euro, që përbën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në sektorin e turizmit, u raportua nga Banka e Shqipërisë.


Sipas të dhënave që Banka publikoi në bilancin e pagesave, rezulton se krahasuar me vitin 2015 të ardhurat nga turizmi u rritën me 13 për qind duke i sjellë ekonomisë kombëtare 175 milionë euro më shumë.

Këto janë para, që shtetasit e huaj dhe emigrantët shqiptarë, që jetojnë jashtë kanë shpenzuar gjatë vizitave të tyre në Shqipëri për pushime, biznes, apo qëllime të tjera.

Turizmi ishte një nga sektorët që u godit më fort nga kriza financiare. Pas vitit 2009, të ardhurat udhëtimet e jorezidentëve në ekonominë shqiptare ranë për katër vite me radhë duke zbritur deri në 1.1 miliard euro në vitin 2013.

Por në tre vitet e fundit tendenca është përmbysur dhe të ardhurat nga turizmi janë rritur me ritme të shpejta.

Dalja e Eurozonës nga kriza, por edhe rritja së fundi e interesit për Shqipërinë në tregun global turistik, ka shtuar përfitimet financiare për ekonominë duke e shndërruar turizmin në sektor udhëheqës të rritjes ekonomike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë