Loading…

Shqipëria pëson humbjen e dytë radhazi nën drejtimin e Maranit, nga Luksemburgu këtë herë

  • 06/06/2026 | 22:31

Shqipëria pëson humbjen e dytë radhazi nën drejtimin e Maranit, nga Luksemburgu këtë herë

Shqipëria ka mbyllur me humbje edhe ndeshjen e dytë nën drejtimin e përzgjedhësit të ri Rolando Maran. Të shtunën në mbrëmje, kuqezinjtë u përballën me Luksemburgun në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në një takim miqësor që përfundoi me triumfin minimal të mysafirëve, 1-0.


Vendimtar për fatin e sfidës rezultoi Danel Sinani, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes që në minutën e tetë, duke i dhënë avantazhin Luksemburgut që në fillim të takimit.

Pavarësisht disavantazhit të hershëm, Shqipëria dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes. Futbollistët vendas krijuan disa raste të mira shënimi dhe regjistruan 13 goditje drejt portës kundërshtare, por pa mundur të gjejnë golin e barazimit.

Edhe statistikat e posedimit të topit ishin në favor të kuqezinjve, megjithatë efikasiteti para portës mbeti problemi kryesor.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Shqipërinë në ndeshjet miqësore të këtij muaji, pasi më herët ishte mposhtur me të njëjtin rezultat, 1:0, edhe nga Izraeli.

Takimet miqësore shërbyen si pjesë e përgatitjeve për sfidat e ardhshme zyrtare, ku Shqipërinë e presin ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe cikli kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2028”.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë