Loading…

Shqipëria nuk gjënë rahati: Tërmet 4.5 ballësh, lëkundjet ndjehen në Tiranë

  • 15/12/2019 | 08:48

Shqipëria nuk gjënë rahati: Tërmet 4.5 ballësh, lëkundjet ndjehen në Tiranë

Pas disa ditëve qetësi, gjatë natës është shënuar një tërmet, që është paslëkundje e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.


Tërmeti ishte me magnitudë 4.5 të shkallës rihter. Lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë duke rikthyer edhe një herë frikë ndër banorë.

Lëkundjet janë shënuar rreth orës 02:20. Thellësia ishte 10 km. Epiqendra ishte 6 km në veri të Shijakut dhe 22 km në perëndim të Tiranës.

Tërmeti 6.4 ballë, mëngjesin e 26 shtatorit, shkaktoi 52 viktima dhe më shumë se 900 të plagosur në Shqipëri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë