Loading…

Shqipëria nis kualifikueset e EURO 2024, sot përballja me Poloninë: Formacioni i mundshme

  • 27/03/2023 | 10:47

Shqipëria nis kualifikueset e EURO 2024, sot përballja me Poloninë: Formacioni i mundshme

Kombëtarja është gati për debutimin në fushatën kualifikuese të Euro 2024. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho zhvilluan mbrëmë seancën e fundit stërvitore në stadiumin e ndeshjes në Varshavë dhe i gjithë grupi është gati e mëse i motivuar për ta nisur mbarë.


Tekniku brazilian tha se formacionin e ka në kokë e ajo që dihet është se do të kemi një Shqipëri më sulmuese me vendosjen 4-3-3 në fushë.

Në portë pritet të luajë Strakosha. Në mbrojtje Balliu,Kumbulla, Mihaj e Hysaj. Treshja e mesfushës pritet të përbëhet nga Laçi, Ramadani e Asllani e në sulm Asani, Uzuni e Cikalleshi. Sylvinho në konferencë tha se edhe një pikë mjafton.

Edhe për sulmuesin me eksperiencë Sokol Cikalleshi e rëndësishme është të mos dilet pa pike nga Varshava.

Polonia e humbi 3-1 ndeshjen e parë në grupin E ndaj Çekisë dhe do kërkojë me patjetër fitoren sonte përpara publikut të saj. Ndeshja luhet në stadiumin PGE Narodowy nis në 20:45 dhe priten rreth 500 tifozë shqiptarë në shkallët e stadiumit.

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë do të nisë në orën 20:45.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë