Loading…

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB’së: Rusia të tërhiqet nga kjo çmenduri e të ndalojë sulmin

  • 24/02/2022 | 10:34

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB’së: Rusia të tërhiqet nga kjo çmenduri e të ndalojë sulmin

Ambasadori i Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ferit Hoxha ka folur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillin e Sigurimit të OKB’së për situatën në Ukrainë, transmeton Gazeta Metro.


Hoxha ka thënë se Shqipëria dënon agresionin e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Ne përsërisim të njëjtën thirrje për Rusinë që të ndalojë, të reflektojë, të ndryshojë vendimet e saj të paligjshme, të tërhiqet nga kjo çmenduri e pakuptimtë e të ndalojë sulmin”, ka shtuar Hoxha.

“Rusia po sulmon brutalisht fqinjin e saj të cilit dëshiron t’i mohojë ekzistencën, lirinë, tokën dhe dinjitetin. Shqipëria i bënë thirrje OKB-së që të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, është shprehur ambasadori shqiptar.

“Të nderuar kolegë, nuk bëhet fjalë për shqetësimet e Rusisë; gjithçka ka të bëjë me oreksin e Rusisë. Ukrainasit po përballen me një agresion tjetër, vetëm sepse guxojnë të ekzistojnë, sepse kanë zgjedhur të jenë të pavarur, sepse kanë zgjedhur demokracinë. Maskat më në fund kanë rënë; Tanket janë futur”, ka theksuar Hoxha.  ,

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë