Loading…

Shqipëria nderohet në Florida nga hebrenjtë

  • 26/01/2017 | 08:32

Shqipëria nderohet në Florida nga hebrenjtë

“Rescue in Albania” dokumentari i producentëve Dardan Islami dhe Alush Gashi, do të shafqet në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Ky dokumentar do të shfaqet me 29 janar të këtij viti, përgjatë një takimi falenderues për shqiptarët e Shqipërisë, të cilët kanë shpëtuar hebrenjtë përgjatë Holokaustit, në Luftën e II Botërore. Në këtë ngjarje do të jetë prezente edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.

Kjo ngjarje organizohet nga Federata Hebreje në Sarasota – Manatee, kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e ku hebrenjtë kanë vendosur që këtë përvjetor ta shënojnë duke falenderuar popullin shqiptar./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë