Shqipëria ka fituar ‘finale e vogël’ ndaj Bjellorusisë me rezultat 3-2, duke e mbyllur këtë edicion të Ligës së Kombeve në vendin e parë në grupin 4 të Ligës C, transmeton Gazeta Metro.
Kjo fitore e ngjet Shqipërinë në Ligën B, ku përfitimet janë më të mëdha, por edhe kundërshtarët edhe më të fortë.
Nga ky edicion i Ligës së Kombeve kuqezinjtë kanë përfituar 1.1 milion euro.
Për t’iu kthyer ndeshjes, Shqipëria e nisi furishëm, duke krijuar disa raste para portës bjelloruse.
Goli i parë erdhi në minutën e 19-të kur një harkim i Hysen Memollës gjeti Sokol Cikalleshin i cili godet bukur me kokë dhe shënon për 1-0. Por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Rey Manaj u pengua në zonë nga portieri, ndërsa gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Sokol Cikalleshi për 2-0, duke shënuar edhe golin e dytë personal.
Bjellorusët ngushtuan rezultatin në minutën e 35-të me Maksim Skavysh.
Por Shqipëria nuk u dorëzua dhe shënoi edhe golin e tretë me Rey Manajn, pak pa u mbyllur pjesa e parë. Sulmuesi u gjend bukur në zonë dhe me një gjuajtje të fuqishme shënoi për 3-1. Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë kishte më pak spektakël.
Shqipëria tentonte të shënonte golin e katërt, ndërsa Bjellorusia të kthehej në lojë. Max Ebong e hapi ndeshjen në minutën e 80-të të ndeshjes, pas një aksioni të bukur (3-2).
🇦🇱Albania [3]-1 Belarus🇧🇾
Rey Manaj 44′ pic.twitter.com/HGoPtUyfEj— Jugadores Promesas (@Laligaspain2) November 18, 2020