Loading…

Shqipëria mposhtet nga Finlanda në Ligën e Kombeve, humbja e parë

  • 03/10/2026 | 17:45

Shqipëria mposhtet nga Finlanda në Ligën e Kombeve, humbja e parë

Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur në xhiron e tretë të Ligës C të Ligës së Kombeve. “Kuqezinjtë” u mposhtën në Helsinki, pas një ndërhyrjeje që rezultoi me përjashtimin e portierit Etrit Berisha që u përjashtua që në minutën e 22’të.


Shqipëria doli e para në epërsi, me anë të Rey Manajt, në minutën e katërt. Manaj shënoi me kokë, pas asistimit nga Kristjan Asllani nga goditja e këndit.

Gjithçka po shkonte mirë për Shqipërinë, deri në minutën e 22-të.

Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje në një nga sulmuesit e Finlandës jashtë 16-shit, dhe nga ajo ndërpreje Shqipëria pësoi gol.

Leo Walta shënoi në minutën e 26-të nga goditja e dënimit. Pjesa e parë u mbyll me barazim derisa taktike e Shqipërisë u përqendrua në mbrotje dhe kundërsulme që nuk zgjati.

Në minutën e 72-të, Finlanda e mori epërsinë në këtë përballje, pasi edhe një herë shënoi Leo Walta nga fauli.  Ndeshja u mbyll 2-1 në të mirë të vendasve.

Shqipëria bie në vendin e dytë, me gjashtë pikë nga tri ndeshje, teksa Finlanda shkon në kuotën e shtatë pikëve.

Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria e pret San Marinon më 6 tetor, ndërsa po të njëjtën ditë, Finlanda i shkon Bjellorusisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë