Loading…

Shqipëria merr edhe një medalje në peshëngritje në ‘Taranto 2026’

  • 01/09/2026 | 17:35

Shqipëria merr edhe një medalje në peshëngritje në ‘Taranto 2026’

Shqipëria ka siguruar një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, kësaj here përmes peshëngritjes.


18-vjeçarja Enkileda Carja është renditur e treta në kategorinë deri në 69 kilogramë, në disiplinën e stilit shkëputje.

Carja realizoi provën e saj më të mirë me 100 kilogramë, rezultat që i mjaftoi për të siguruar medaljen e bronztë në një garë ku morën pjesë gjithsej 11 peshëngritëse.

Kjo është medalja e radhës për delegacionin shqiptar në Lojërat Mesdhetare, pasi më herët edhe Briken Calja kishte arritur të fitojë dy medalje. Me suksesin e Carjës, Shqipëria numëron tashmë gjashtë medalje në “Taranto 2026”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë