Loading…

Shqipëria më paqësore se Kosova (Foto)

  • 20/11/2016 | 12:43

Shqipëria më paqësore se Kosova (Foto)

Bota po bëhet një vend i rrezikshëm dhe tani për tani ka vetem dhjetë vende të cilat mund të konsiderohen plotësisht të lira nga konfliktet, sipas Indeksit Global për Paqe.

Vlen të theksohet se Kosova sipas Indeksit Global për Paqe është në vendin e 77-të ndërsa Shqipëria gjendet me mirë e pozicionuar duke u konsideruar vend me i sigurtë, ajo është në vendin e 54-të, transmeton gazetametro.net

Përkeqësimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, mungesa e një zgjidhje për krizen e refugjatëve dhe në anën tjetër rritja e madhe të vrasjeve nga sulmet terroriste, të gjitha këto kanë kontribuar që bota në vitin 2016 të jetë më pak e qetë se që ishte në vitin 2015.

gpfqmwz

Sot kemi më pak vende në botë të cilat nuk janë të përfshira ne konflikte të jashtme apo të brendshme se në vitet e mëparshme.

Sipas Institutit për Ekonomi dhe Paqe, i cila ka hartuar indeksin  për dhjetë vitet e fundit vetëm Botswana, Kili, Kosta Rika, Japonia, Mauritius, Panama, Katar, Zvicra, Uruguai dhe Vietnami janë të lira nga konfliktet.

gpi-table

Islanda u emërua sërish vendi më paqësor në botë, e ndjekur nga Danimarka, Austria, Zelanda e Re dhe Portugalia e cila se fundi u përmisua për nëntë vende. Siria u emërua sërish vendi më pak paqësor në botë.

Së fundi, indeksi ka identifikuar Evropën përsëri si rajonin më të qetë në botë,duke i zënë shtatë nga dhjetë vendet e para në listë.

Megjithatë, kontinenti i Evropës nuk është imun ndaj luftës – Britania, Franca, Belgjika dhe të tjera shtete janë të përfshira thellë në konflikte të jashtme në Lindjen e Mesme, dhe përballen me një kërcënim në rritje për paqen nga terrorizmi ndërkombëtar./gazetametro.net

Të tjera
...

  • 01/03/2024 | 09:37
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë