Loading…

Shqipëria ka koston më të ulët për investime në Europë

  • 15/12/2016 | 19:25

Shqipëria ka koston më të ulët për investime në Europë

Shqipëria ka koston më të ulët relative për investime në Europë.

Kështu thuhet në një raport të EUROSTAT, të publikuar së fundi lidhur me nivelin krahasues të çmimit të investimeve, ku janë përfshirë gjithë shtetet anëtarë të BE, 3 shtete anëtare të EFTA (Islanda, Norvegji dhe Zvicër) , 5 shtete kandidate për BE (Shqipëri, Serbi, Turqi, Mal i Zi dhe Maqedoni) si dhe një shtet me potencial për kandidatet në BE, Bosnje Hercegovina.

Në këto statistika thuhet se në vitin 2015 çmimi më i lartë i investimeve mes vendeve anëtare të BE është evidentuar në Suedi, 34 % mbi mesataren e BE, ndërsa vendi me çmimin më të ulët për investime në BE, është Rumania me 38% më të ulët se mesatarja e BE. Ndërkohë nga të gjitha vendet e përfshira në këtë studim, vendi më i lirë për të investuar është Shqipëria me indeksin e nivelit të çmimit (PLI) 55, e ndjekur nga Maqedonia, Turqia dhe Bosnje Hercegovina (shih grafikun 1 dhe 2).

Veçanërisht në sektorin e ndërtimit, Shqipëria dhe disa vende të rajonit, janë vendet më të lira për të investuar, ku çmimet janë nën mesataren 50% të BE. Diferenca mes çmimit më të ulët për investime në ndërtim dhe atij më të lartë është shumë e madhe, pasi në vendin më të shtrenjtë çmimet janë 400 herë më të larta se në vendet me çmimin më të ulët për investim. (shih grafikun 3).

Ky indeks pozitiv, tregon se Shqipëria është një vend atraktiv për investime si dhe mjaft konkurues në rajon dhe me gjerë.

Jo më kot Shqipëria u rendit e 58-ta ndër 190 shtete të botës në raportin e përvitshëm të Bankës Botërore ‘Doing Business’ (Të bësh biznes), i cili konfirmoi se reformat e ndërmarra nga Qeveria janë duke ecur në drejtimin e duhur, duke inkurajuar investitorët e huaj për të ardhur në Shqipëri, pasi vendi ynë është miqësor ndaj sipërmarrësve të huaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë