Loading…

Shqipëria goditet përsëri nga tërmeti: Epiqendra e tij në Tiranë

  • 19/12/2019 | 17:16

Shqipëria goditet përsëri nga tërmeti: Epiqendra e tij në Tiranë

Para pak minutave, Tirana, është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 4.0 shkallë të Rihterit, transmeton Gazeta Metro.


Shqipëria nuk po gjen rehati nga pasgoditjet e tërmetit të 26 nëntorit.

Sot 23 kilometra në perëndim të Tiranës, është regjistruar një tërmet prej 4.0 shkallë të Rihterit.

Sipas EMSC, tërmeti është ndjerë edhe në Durrës dhe në vendet për rreth.

Ndërkaq në 72 orët e fundit, Shqipëria është goditur nga 6 tërmete me një magnitudë deri në 4 shkallë të Rihterit.

Me 26 nëntor Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë, ku la të vdekur 52 persona dhe mbi 700 të lënduar. Duke shkatërruar edhe shumë shtëpi e ndërtesa. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë