Shqipëria vazhdon të ketë ulje të eksportit në Kosovë, e ndërkohë po e rritë atë në Serbi, shkruan Gazeta Metro.
Siç bënë të ditur INSTAT, Shqipëria ka rritur dyfishuar eksportin në shtetin fqinj, ndërkaq në Kosovë ato kanë rënë për 23 përqind.
Profili i këtyre eksporteve shqiptare, thuhet të ketë pësuar ndryshime të ndjeshme gjatë 11 muajve të fundit.
Siç thotë INSTAT, Shqipëria ka rritur shitjen e peshkut, të perimeve dhe këpucëve në Serbi. Ndryshe nga ç’ndodhë në Kosovë, pasi, siç thuhet, prodhimi i Shqipërise me Kosovën është i profilit të njejtë.
Ndryshe, tregtia me Serbinë shihet të jetë nxitur këtë vit edhe nga një relaksim i marrëdhënieve mes dy vendeve pas vizitave të shpeshta të kryeministrit Edi Rama me vendin fqinj./gazetametro.net