Loading…

Shqipëri: Tunel i mbushur me drogë

  • 27/05/2017 | 14:25

Shqipëri: Tunel i mbushur me drogë

Operacioni antidrogë “Piskova” i realizuar një ditë më parë nga policia e Përmetit ka bërë të mundur edhe arrestimin e dy personave pasi dyshohet se janë poseduesit e 768 kilogramë lëndë narkotike të sekuestruar brenda një tuneli.


Mësohet se në pranga janë vënë Gentjan Hysenji, 36 vjeç, dhe Donald Nikollari, 32 vjeç, të banues në fshatin Piskovë, Përmet.

Ndalimi i tyre u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, efektivët e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në një tunel, kanë gjetur 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme, brenda të cilave kishte lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Lënda nakotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ku pas peshimit  rezultoi se pesha totale është 768 kilogramë. Këta shtetas dyshohet se janë poseduesit e lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë