Loading…

Shqipëri: Prokurori kërkon që nipi i Enver Hoxhës të dënohet për drogë

  • 20/06/2017 | 18:08

Shqipëri: Prokurori kërkon që nipi i Enver Hoxhës të dënohet për drogë

Një prokuror në Shqipëri ka kërkuar që nipi i ish-diktatorit të Shqipërisë dhe tetë ndihmës të tij, të dënohen dhe burgosen për trafikim të drogës në Evropën Perëndimore.


Ky prokuror ka kërkuar sot nga Gjykata e Krimeve Serioze në Tiranë, që ta dënoj Ermal Hoxhën me 13 vjet burg, ndërsa të tjerët, përfshirë dy kolumbianë, ndërmjet 13 e 15 vjet burg, raporton agjencia AP nga Tirana.

Ermal Hoxha, 42 vjeçar, dhe personat e tjerë ishin arrestuar në janar të vitit 2015, të akuzuar për krijimin e grupit të organizuar kriminal, që ka përpunuar dhe trafikuar kokainë në vendet e Evropës Perëndimore.

Policia i kishte konfiskuar 120 kilogramë drogë, para të gatshme dhe armatim, në një bazë të tyre.

Ermal Hoxha është nipi më i madh i ish-diktatorit të Shqipërisë, Enver Hoxha, i cili sundoi në këtë vend me grusht të hekurt prej vitit 1944 e deri kur vdiq, në vitin 1985. Pesë vite pas vdekjes së tij, nga revolta studentore u përmbys regjimi izolues komunist.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë