Loading…

Shqetësuese: Prishtina edhe sonte me ajrin më të ndotur në botë

  • 27/01/2018 | 19:43

Shqetësuese: Prishtina edhe sonte me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina sonte sërish listohet e para në botë. Por, nuk është diçka për të mirë. Cilësia e ajrit në kryeqytetin kosovar ka arritur në një nivel alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e rekomanduara.

Prishtina aktualisht është në vendin e parë në botë me ajrin e ndotur, duke lënë pas vetes edhe Indinë, Pakistanin, Bangladeshin e vende të tjera që  zakonisht i prijnë listës së vendeve me ajrin më të ndotur.

Nga matjet që janë bërë në orën 18:00 rezulton se cilësia e ajrit në Prishtinë është aktualisht në nivelin e 359 ppm (mbrëmë ishte 350), që është shumë herë më shumë se norma e lejuar, shkruan lajmi.net.

Këto të dhëna janë  marrë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane.

Kohëve të fundit është vlerësuar se cilësia e ajrit në Kosovë  është shumë larg kritereve të lejuara, duke kaluar kështu madje edhe në nivele shqetësuese për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht grupeve më sensitive.

Edhe dita e djeshme ishte e njëjtë në këtë aspekt, ndërsa thuhet që shkaqet kryesore për ndotje janë përdorimi i qymyrit për ngrohje të shtëpive, por edhe termocentrali e veturat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë