Në rrjete sociale ka dalë një xhirim i një ngjarje të pazakontë e shqetësuese, kur automjeti i ndihmës së shpejtë në Serbi shkelë një grua të moshuar derisa po lëvizte prapa, transmeton Gazeta Metro.
As shoferi e as personeli shëndetësor nuk e vërejnë se nën automjet kishte ngelur gruaja derisa nuk dolën nga ajo.
Sipas videos nuk dihet ku ka ndodhur ngjarja por ambulanca ka tabela regjistrimi serbe të Beogradit, e sipas xhirimit të kamerave të sigurisë incidenti ka ndodhur me 3 dhjetor ka raportuar media serbe Nova.
Dobio na viber. BG table, ne znam i mesto dešavanja. (wonderfulengineering.com) 3.12.2022. pic.twitter.com/tL8cZcj6rE
— Servis kompjutera Beograd (@pcmasterbeograd) December 5, 2022
Gruaja e moshuar fatmirësisht nuk përfundoi nën rrota. Personeli shëndetësor del nga automjeti i ambulancës lëvizëse dhe supozohet se ajo ka bërtitur dhe e kanë dëgjuar ku edhe u kthyen e vërejtën atë pasi do kalonim e do ngelte aty./gazetametro.net