Shkencëtarët kanë shpikur një pajisje e cila analizon ADN-në njerëzore vetëm me anë të një lidhjeje me një telefon të mençur. Kjo pajisje kushton shumë më pak se laboratorët specialë për analiza të acidit dezoksiribonukleik (ADN)
Dizajnerët e kësaj pajisjeje, që është e pajisur me mikroskop patologjik, thonë se ajo mund të prodhohet në masë dhe të shitet për rreth 500 dollarë.
Ata thonë se kjo do tu ndihmojë njerëzve të kurojnë sëmundjet e kancerit, tuberkulozit dhe sëmudjeve të tjera që tashmë po zhvillohen në botë.
“Pajisja mund të përdorë informacionet e ADN-së njerëzore për të nxjerrë diagnozat e sëmundjeve”, thotë Mats Nilsson për BBC.
“Kur bëhet fjalë për kancerin, ka disa mutacione që po zhvillohen në tumore të ndryshme që po bëhen rezistente ndaj tretmaneve, dhe kjo pajisje do të shërbejë për të caktuar diagnoza të sakta”, shton Nilsson. /gazetametro.net