Loading…

Shpif edhe Vucic: Masakra e Reçakut u fabrikua nga William Walker

  • 10/04/2019 | 17:18

Shpif edhe Vucic: Masakra e Reçakut u fabrikua nga William Walker

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic mbështeti deklaratat e ministrit të shkarkuar serb Ivan Todosijevic nga Kryeministri Ramush Haradinaj pikërisht për të njëjtën deklaratë, transmeton Gazeta Metro. 


Me të njëjtën retorikë vazhdoi edhe presidenti serb sikur anëtari i Listës Serbe, duke deklaruar se Todosijevic u shkarkua nga posti “vetëm se po thoshte të vërtetën për Reçakun, edhe pse sot të gjithë e dinë që ishte fabrikim nga William Walker”.

Aleksandar Vucic vazhdoi me aludime si:

” thuajse ata janë burra të mirë, që luftuan për liri kundër disa kriminelëve, sikur Todosijevic të ketë ka vrarë 19 dëshmitarë e jo dikush tjetër” .

Vucic vazhdoi duke u shprehur se gjithë kjo ka për qëllim që serbëve në Kosovë të i ndalohet mendimi dhe shprehja, vetëm atyre që u shërbejnë interesit të tyre u lejohet.

Vucic përfshiu edhe ndërkombëtarët në këto duke thënë për kosovarët se ata kanë përkrahjen e SHBA’ve dhe disa vendeve perëndimore, dhe kërkojnë serbë të dëgjueshëm që nuk do të përmendin Serbinë asnjëherë.

Poashtu, paralajmëroi se “çdo  bëjnë shqiptarët në Kosovë e bëjnë për bashkimin e shqiptarëve, bashkimin e Kosovës e Shqipërisë, edhe atë haptas. Të gjithë bëhen se gjoja nuk i shohin, e pastaj heshtin” tha Vucic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë