Boksieri nga Kosova, Shpëtim Bajoku, ka pësuar humbje në gjysmëfinale kundër boksierit algjerian, Jahia Abdelli, transmeton Gazeta Metro.
Në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë Shpëtim Bajoku në kategorinë e 63 kilogramëve është mposhtur nga kundërshtari i tij algjerian.
Ai ditën e djeshme mposhti boksierin nga Egjipti, Essam Amen, dhe pastaj siguroi gjysmëfinalen, ndërsa pak ditë më parë mposhti me vendim unanim tunizianin, Abdesalem Sassi.
Megjithatë, Bajoku ka siguruar medaljen e bronztë, e cila është e para për Kosovën në këto Lojëra Mesdhetare nga një sport tjetër përveç xhudos. /gazetametro.net