Loading…

Shpërthim te ndërtesa qeveritare e separatistëve: Rusët thonë se u organizua nga inteligjenca ukrainase

  • 19/02/2022 | 16:38

Shpërthim te ndërtesa qeveritare e separatistëve: Rusët thonë se u organizua nga inteligjenca ukrainase

Një makinë bombë e fuqishme shpërtheu jashtë ndërtesës që strehon qeverinë e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut të premten në mbrëmje, transmeton Gazeta Metro.


Automjeti i cili shpërtheu i përkiste shefit të forcave lokale separatistëve, Denis Sinenkov.

Sipas mediave ruse, një agjent i inteligjencës ukrainase i përfshirë në hedhjen në erë të makinës së Denis Sinenkov, kreut të forcës policore të ashtuquajturës Republikës Popullore të Donetsk, është arrestuar, raporton Channel One i Rusisë.

Për një shpërthim në zonat e separatistëve u raportua edhe mbrëmë nga mediat shtetërore ruse, ndërsa Biden paralajmëroi se këto ishin skenarë të planifikuar nga Rusia, në përpjekje të gjetjes së pretekstit për t’u futur në Ukrainë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë