Loading…

Shpërthim në veri të Mitrovicës

  • 28/05/2017 | 13:22

Shpërthim në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës njofton se persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes-granatë dore në Veri të Mitrovicës dhe e njëjta ka shpërthyer.


Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ku kanë mbledhur të gjitha dëshmitë për hetim të mëtutjeshëm të rastit.

Nga shpërthimi  nuk ka pasur persona të lënduar, përveç disa dëme të vogla materiale që janë shkaktuar në murin e shtëpisë së ankuesit mashkull Kosovar/Serb.

Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin dhe deri tani nuk është raportuar për ndonjë të dyshuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë