Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar para pak minutash në restorantin “Simonida”, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Restoranti gjendet në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, ndërsa afër tij është edhe një pompë e benzinës.
Besim Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, e ka konfirmuar rastin për KosovaPress ndërsa nuk ka dhënë detaje shtesë.
Nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme materiale nga shpërthimi.