Loading…

Shpërthim në Manchester, 19 të vdekur dhe 50 të plagosur në koncert (Foto/Video)

  • 23/05/2017 | 08:21

Shpërthim në Manchester, 19 të vdekur dhe 50 të plagosur në koncert (Foto/Video)

Të paktën 19 persona janë vrarë dhe rreth 60 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi jashtë një salle koncertesh në Manchester, kanë thënë autoritetet britanike, duke thënë se janë duke e rastuar si incident terrorit.

“Deri më tani kemi konfirmuar se 19 persona janë të vdekur dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur. Kjo është duke u trajtuar si incident terrorist, derisa policia të mësojë më shumë”, ka thënë policia në Mançester në Twitter.

Shpërthimi ka ndodhur në orët e vona të së hënës, vetëm pak kohë pas koncertit të këngëtares amerikane, Ariana Grande.

Agjencia Retuers ka raportur se dy zyrtarë amerikanë kanë thënë se të dhënat e para flasin se shpërthimi është shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës, ndonëse autoritetet në Britani nuk e kanë konfimuar këtë informacion./gazetametro.net

https://www.youtube.com/watch?v=Lq28N8zrtgI

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë