Loading…

Shpërthim në Donetsk: Ky mund të jetë preteksti për fillimin e sulmit rus

  • 18/02/2022 | 23:46

Shpërthim në Donetsk: Ky mund të jetë preteksti për fillimin e sulmit rus

Më herët u raportua një shpërthim i një makine në qendrën e Donetsk, regjion i cili është i mbushur me forca separatiste pro-ruse, transmeton Gazeta Metro.


Mediat ruse ishin shumë të shpejta për të raportuar një incident në Donetsk, duke thënë se një shpërthim i madh ka ndodhur dhe se me gjasë është provokim ukrainas.

Putin është duke kërkuar një pretekst për fillimin e luftës në Ukrainë, sipas inteligjencës amerikanë, e ndoshta këto lloj incidentesh mund të jenë të mjaftueshme për të bërë armatën ruse të futet në territorin e vendit fqinj.

Presidenti i SHBA’ve, Joe Biden, tregoi se ky shpërthim ishte skenar i shpikur nga ana e rusëve dhe skenare të këtilla do të përdoren si pretekste.

Rusët të cilët jetojnë në regjionet e Donbasit janë urdhëruar të evakuuohen nga shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në qytetin rus të Rostovit, meqë pritet eskalim i konfliktit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë