Loading…

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë: Banorët nuk flenë tërë natën

  • 01/12/2019 | 09:51

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë: Banorët nuk flenë tërë natën

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Tiranë, duke lënë kështu banorët pa gjumë, shkruan Gazeta Metro.


Në Tiranë ka pasur një shpërthim të sasive plasësë në orën 3:40 në afërsi të lokalit P.F.

Siç raporton Report Tv, ngjarja ka ndodhur në bulevardin ‘Zogu i Parë’ dhe deri tani raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia po punon për kapjen e autorit.

Ndërkaq, raportohet se kjo ka shkaktuar panik dhe shqetësim tek banorët të cilët nuk kanë fjetur gjatë gjithë natës.

Kujtojmë se mëngjesin e së martës Shqipëria është goditur nga një tërmet vdekjeprurës që la plot 51 persona të vdekur, mbi 900 të plagosur dhe mijëra të tjerë pa shtëpi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë