Vullkani më i madh në botë shpërthen në Hawaii Mauna Loa, vullkani më i madh në botë ka shpërthyer në Hawai, për herë të parë në pothuajse 40 vjet. Banorët janë paralajmëruar më herët për rrezikun dhe janë vënë në gatishmëri, transmeton Gazeta Metro.
Mauna Loa, e vendosur brenda Parkut Kombëtar të Vullkaneve të Hawait, mbulon gjysmën e ishullit të madh të shtetit amerikan.
Vullkani ngrihet 13,679ft (4,169m) mbi nivelin e detit dhe përfshinë një sipërfaqe prej më shumë se 2,000 milje katrore (5,179 km katrore).
Vullkani dyshohet se vjen si rezultat i një varg tërmetesh të cilat kishin ndodhur në rajon. Ndërsa Shërbimi Gjeologjik i SHBA ka thënë se ky vullkan ka shpërthyer 33 herë që nga viti 1843.
Sipas tyre duke u bazuar në ngjarjet e kaluara, fazat e hershme të një shpërthimi Mauna Loa mund të jenë shumë dinamike dhe vendndodhja dhe përparimi i rrjedhave të lavës mund të ndryshojnë me shpejtësi. Mauna Loa cilësohet si vullkani më i madh aktiv në botë.
Ka vullkane të tjera më të mëdha, por këto janë klasifikuar si të fjetur, që do të thotë se nuk kanë shpërthyer për një kohë të gjatë, ose janë shuar, që do të thotë se janë pothuajse të sigurt se nuk do të shpërthejnë në të ardhmen.
Ishulli në Havai ku ndodhet vullkani është i banuar nga rreth 200 mijë persona. Ai është edhe shtëpia e disa personazheve të famshëm si komediania Roseanne Barr apo edhe të aktorit fitues të Çmimit Oscar Matthew McConaughey, i cili bleu shtëpinë për 7,85 milionë dollarë në vitin 2021 edhe pse pjesën më të madhe të kohës e kalon në Teksas./gazetametro.net