Loading…

Shpërthen vullkani: Banorët shihen të tmerruar duke ikur nga shtëpitë e tyre

  • 04/12/2021 | 16:50

Shpërthen vullkani: Banorët shihen të tmerruar duke ikur nga shtëpitë e tyre

Vullkani Semeru në ishullin Java indonezian ka shpërthyer, duke vrarë një person, duke plagosur të paktën 35 dhe duke bllokuar disa njerëz në ndërtesa, pasi ka nxjerrë re të mëdha tymi dhe hiri, kanë thënë zyrtarët, transmeton Gazeta Metro.


Videot e shpërndara të shtunën nga agjencia e fatkeqësive të vendit (BNPB) treguan banorët duke vrapuar ndërsa tymi dhe hiri i madh mbuluan disa fshatra aty pranë në rrethin Lumajang në provincën e Javas Lindore. Zëvendës shefi i qarkut Lumajang, Indah Masdar, tha në një konferencë shtypi që një person kishte vdekur dhe 41 persona kishin pësuar të djegura.

BNPB tha më vonë se 35 pacientë po trajtoheshin në objektet mjekësore lokale.

Indah kërkoi helikopterë për të shpëtuar njerëzit e bllokuar brenda ndërtesave.

“Jemi në ankth të madh,” tha ajo, duke shtuar se kishte të paktën 10 persona të bllokuar. “Është pikëlluese, familjet e tyre po qajnë të gjitha.”

Raportet televizive treguan njerëz që vraponin në panik nën një re të madhe hiri, me fytyrat e tyre të lagura nga shiu i përzier me pluhur vullkanik.

Indonezia, një arkipelag me më shumë se 270 milionë banorë, është i prirur ndaj tërmeteve dhe aktivitetit vullkanik, sepse ndodhet përgjatë “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit, një seri linjash të çarjeve. Indonezia ka rreth 128 vullkane aktive./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë