Loading…

Shpërthen Veseli, godet Thaçin e Kurtin: Me demonstrime të rrejshme patriotike, s’mbrohet Kosova e as veriu

  • 29/09/2018 | 16:59

Shpërthen Veseli, godet Thaçin e Kurtin: Me demonstrime të rrejshme patriotike, s’mbrohet Kosova e as veriu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për herë të parë është treguar i drejtëpërdrejt dhe i ashpër me paraardhësin e tij në parti, presidentin aktual, Hashim Thaçi.


Veseli përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka shpërthyer me kritika ndaj presidentit Thaçi, dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke kritikuar të dy, për aktivitetet politike që kanë zhvilluar sot, njëri në Prishtinë me protestë, dhe tjetri në veri duke u shfaqur në liqenin e Ujmanit.

Aktivitetin e të dyve, Veseli e ka quajtur demonstrim të rrejshëm patriotik, përmes së cilit ka thënë se nuk mbrohet sovraniteti i shtetit e as veriu i vendit.

“Sot nuk fitoi asgjë Kosova. Sot humbën qytetarët e saj, u lëndua besimi i tyre në shtetin e Kosovës. Sot fituan inatet kundër njëri tjetrit dhe manipuluesit politikë”.

“Një gjë duhet ta ketë të qartë secili: Kosova, sovraniteti i saj, integriteti i saj territorial, kufijtë e saj, veriu i saj, nuk mbrohen me demonstrime të rrejshme patriotike kundër njeri tjetrit. Duhet të marrë fund kjo politikë e mbrapshtë, që prodhon situata manipuluese dhe të rrezikshme për vendin, të tilla si të ditës së sotme”, ka thënë Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se mënyra e vetme për ta mbrojtur shtetin, është nëse bëhemi bashkë përballë Serbisë.

“Ka vetëm një mënyrë për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe vetë shtetin e Kosovës: duke qëndruar të bashkuar përballë Serbisë. Rrugët tjera e kanë një emrues të përbashkët: dështimin dhe dëmtimin e shtetit. Pa asnjë dilemë!”, ka thënë në fund Veseli. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë