Loading…

Shpërthen ‘sex-skandal’ në Shqipëri, Tozaj: Gjysma e showbizzit shqiptarë kanë kaluar në atë krevat dopio

  • 30/09/2026 | 17:48

Shpërthen ‘sex-skandal’ në Shqipëri, Tozaj: Gjysma e showbizzit shqiptarë kanë kaluar në atë krevat dopio

Policia e Tiranës ka filluar verifikimin e videove me përmbajtje seksuale të cilat prej ditës së djeshme po qarkullojnë në rrjet.


Burime pranë drejtorisë së policisë bëjnë me dije se strukturat e Krimit Kibernetik kanë kryer verifikime për përmbajtjen e materialeve, por edhe për burimin nga i cili videot janë publikuar dhe më pas janë shpërndarë në internet.

Nga verifikimet e kryera nuk është çelur hetim, pasi në materialet e publikuara nuk janë konstatuar elemente që lidhen me dhunën apo përfshirjen e personave të mitur.

Një tjetër element I rëndësishëm në këto veprime paraprake është fakti se deri më tani asnjë prej personave të përfshirë nuk është paraqitur pranë strukturave të Policisë së Tiranës për të bërë kallëzim në lidhje me publikimin apo shpërndarjen e materialeve.

Për këtë arsye, aktualisht nuk ka një procedim të regjistruar për rastin.

Videot me përmbajtje sekesuale në qendër të të cilave janë disa personazhe të njohura të artit dhe kulturës shqiptare, nisën të qarkullojnë prej ditës së djeshme në rrjetet sociale dhe platforma të ndryshme online, duke u shpërndarë me shpejtësi.

Gazetari i showbizzit shqiptar, Elton Tozaj, ka komentuar rastin duke thënë se gjysma e showbizzit janë të përfshirë në këtë skandal.

“Gjysma e showbizzit shqiptarë kanë kaluar në atë krevat dopio”, tha ai.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë